Sulm kamikaz pranë ministrisë së Brendshme në Turqi

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Ankara të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë në kryeqytetin turk, duke plagosur dy oficerë policie. Ali Yerlikaya tha se dy sulmues ishin përgjegjës për shpërthimet para ndërtesës së ministrisë. Njëri prej tyre hodhi veten në erë […]

Tetor 1, 2023 - 12:45
 0
Sulm kamikaz pranë ministrisë së Brendshme në Turqi

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Ankara të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë në kryeqytetin turk, duke plagosur dy oficerë policie.

Ali Yerlikaya tha se dy sulmues ishin përgjegjës për shpërthimet para ndërtesës së ministrisë. Njëri prej tyre hodhi veten në erë dhe tjetri u “neutralizua”, tha ministri.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar rreth ndërtesës së parlamentit dhe rreth ndërtesës së ministrisë së brendshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.