Sulm masiv kibernetik në Francë, vidhen të dhënat e 33 milionë banorëve

Një sulm masiv kibernetik, më i madhi i shënuar ndonjëherë në historinë e Francës, ka shkaktuar që të vidhen të dhënat e gjysmës së popullsisë franceze, duke vënë kështu në rrezik 33 milionë banorë. Dy kompani ofruese shërbimesh për kompanitë e sigurimit mjekësor-, ishin shënjestër të një sulmi kibernetik që ndodhi me pesë ditë diferencë […]

Shkurt 9, 2024 - 22:54
 0
Sulm masiv kibernetik në Francë, vidhen të dhënat e 33 milionë banorëve

Një sulm masiv kibernetik, më i madhi i shënuar ndonjëherë në historinë e Francës, ka shkaktuar që të vidhen të dhënat e gjysmës së popullsisë franceze, duke vënë kështu në rrezik 33 milionë banorë.

Dy kompani ofruese shërbimesh për kompanitë e sigurimit mjekësor-, ishin shënjestër të një sulmi kibernetik që ndodhi me pesë ditë diferencë në fillim të shkurtit.

Dy ofruesit kanë bërë ankesa në prokurori dhe mbi rastin është duke u zhvilluar një hetim.

Mbi 33 milionë njerëz – pak më pak se gjysma e popullsisë franceze – u prekën nga rrjedhja e të dhënave, e cila përfshinte detaje si “gjendja civile, data e lindjes dhe numri i sigurimeve shoqërore, emri i siguruesit shëndetësor dhe mbulimi i siguruar nga politika.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.