Sulm masiv rus gjatë natës, goditet qendra e transfuzionit të gjakut

Nga mbrëmja e 5 gushtit deri në mëngjesin e sotëm, ushtria ruse sulmoi masivisht disa rajone të territorit ukrainas në valë të shumta me raketa iraniane dhe drone të lëshuara nga ajri dhe deti. Sipas Forcave Ajrore të Kievit në Telegram, kundërajrori kapi dhe shkatërroi 13 raketa lundrimi Kalibr, 17 raketa lundrimi Kh-101/X-555 dhe 27 […]

Gusht 6, 2023 - 10:20
 0
Sulm masiv rus gjatë natës, goditet qendra e transfuzionit të gjakut

Nga mbrëmja e 5 gushtit deri në mëngjesin e sotëm, ushtria ruse sulmoi masivisht disa rajone të territorit ukrainas në valë të shumta me raketa iraniane dhe drone të lëshuara nga ajri dhe deti.

Sipas Forcave Ajrore të Kievit në Telegram, kundërajrori kapi dhe shkatërroi 13 raketa lundrimi Kalibr, 17 raketa lundrimi Kh-101/X-555 dhe 27 drone Shahed.

“Në të dy valët rusët përdorën 14 raketa balistike Kalibr të lëshuara nga deti dhe tre raketa balistike Kh-47 Kinzhal të lëshuara nga ajri, më vonë drone, raketa Kalibr nga Deti i Zi dhe raketa lundrimi të lëshuara nga Deti Kaspik”, thuhet në njoftim.

Shpërthime u raportuan gjatë natës në rajonet ukrainase të Kievit, Khmelnytskyi dhe Cherkasy. Mediat lokale e raportuan këtë, duke shtuar se alarmet kundërajrore u ndezën në orët e para të ditës së sotme edhe në rajonet e Odessa, Vinnytsia dhe Kharkiv.

Autoritetet pro-ruse thonë se një zjarr shpërtheu në ndërtesën e Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit në Donetsk pas një sulmi me granatime nga forcat ukrainase në qytet. Njësitë e Ministrisë së Emergjencave kanë lokalizuar një zjarr të rëndë në lagjen Voroshilovsky të Donetsk, thuhet në një deklaratë në Telegram të cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ndërkaq një “bombë e drejtuar” ruse ka goditur një qendër transfuzioni gjaku në Ukrainën verilindore, duke vrarë dhe plagosur njerëz, ka thënë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ai nuk dha detaje se sa njerëz ishin vrarë ose plagosur në sulmin e së shtunës në Kupiansk në rajonin e Kharkiv.

“Ky krim lufte vetëm thotë gjithçka për agresionin rus. Mundja e terroristëve është një çështje nderi për këdo që vlerëson jetën”, tha ai.

Rusia nuk ka komentuar. Ajo ka mohuar më parë të gjitha akuzat për shënjestrimin e civilëve – ose krime lufte.

Sulmet ruse vijnë pasi Moska akuzoi Ukrainën se goditi një cisternë ruse me 11 anëtarë të ekuipazhit në Detin e Zi – sulmi i dytë i tillë me dron në det në pak ditë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.