Sulm me mjet shpërthyes pranë ambasadës izraelite në Qipro, detajet e para

Policia e Qipros njoftoi të shtunën se i ka arrestuar katër persona nën dyshimin se e hodhën një mjet të vogël shpërthyes në afërsi të Ambasadës së Izraelit në kryeqytetin qipriot, Nikozia. Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme, sipas Policisë. Policia nuk tregoi nëse mjeti shpërthyes i gjetur vetëm 30 metra larg Ambasadës izraelite lidhej me […]

Tetor 21, 2023 - 19:10
 0
Sulm me mjet shpërthyes pranë ambasadës izraelite në Qipro, detajet e para

Policia e Qipros njoftoi të shtunën se i ka arrestuar katër persona nën dyshimin se e hodhën një mjet të vogël shpërthyes në afërsi të Ambasadës së Izraelit në kryeqytetin qipriot, Nikozia.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme, sipas Policisë.

Policia nuk tregoi nëse mjeti shpërthyes i gjetur vetëm 30 metra larg Ambasadës izraelite lidhej me luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.

Vendet e Bashkimit Evropian i kanë rritur masat e sigurisë qëkur grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulme brenda qyteteve izraelite në jug të vendit më 7 tetor, duke e nxitur Izraelit të nisë fushatë bombardimesh në Gazë.

Katër të arrestuarit, të moshës mes 17 dhe 21 vjeçe, sipas Policisë, akuzohen për tentim shkatërrimin e pronës duke përdorur mjete shpërthyese, posedim apo përdorim të mjeteve shpërthyese dhe posedim të thikës.

Të dyshuarit do të dalin para gjykatës në Nokzia të shtunën pasdite në një seancë dëgjimore ku do ta mësojnë kohëzgjatjen e paraburgimit derisa hetuesit të jenë në gjendje të ngritin aktakuzë formale ndaj tyre, apo t’i lirojnë ata.

Dy nga të dyshuarit ishin vërejtur duke ecur pranë vendit të shpërthimit, derisa dy të tjerët brenda një veture të parkuar pranë vendit të ngjarjes. Në veturën e tyre u gjetën thika dhe një çekan.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.