Sulm me raketa dhe dron të Hezbollahut në veri të Izraelit, 14 ushtarë të plagosur

IDF tha të mërkurën se gjithsej 14 ushtarë dhe 4 civilë u plagosën gjatë një sulmi të Hezbollahut me raketa antitank dhe një

Prill 17, 2024 - 19:30
 0
Sulm me raketa dhe dron të Hezbollahut në veri të Izraelit, 14 ushtarë të plagosur

IDF tha të mërkurën se gjithsej 14 ushtarë dhe 4 civilë u plagosën gjatë një sulmi të Hezbollahut me raketa antitank dhe një dron në një fshat në Izraelin verior pranë kufirit me Libanin.

Nga të plagosurit, 13 ishin rezervistë. Gjashtë nga të plagosurit – të gjithë rezervistë – janë në gjendje të rëndë dhe pjesa tjetër në gjendje më të lehtë.

Sipas informacioneve, një ndërtesë në fshatin Arab al-Aramse, ku ndodheshin ushtarët, është goditur. Edhe pse fshati është evakuuar, ai po përdoret nga forcat izraelite IDF.

Ushtria po heton pse sulmi nuk u kap, njoftuan mediat izraelite. Ndërkohë, Hezbollahu pretendon se ka goditur selinë e Divizionit 91 të IDF-së në Biranit, në veri të Izraelit. Kjo është njësia përgjegjëse për ruajtjen e kufirit me Libanin./vizionplus.tv/ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.