Sulm me thikë në Francë, një i vrarë dhe një i plagosur

Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Bordeaux të Francës. Ata u dërguan me urgjencë në spital ku

Prill 11, 2024 - 09:35
 0
Sulm me thikë në Francë, një i vrarë dhe një i plagosur

Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Bordeaux të Francës.

Ata u dërguan me urgjencë në spital ku njëri u konstatua i vdekur, ndërsa i dyti ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur të lokalizojë autorin, të cilin e kanë qëlluar për vdekje.

Sipas informacioneve të gazetës Le Figaro, autori i sulmit dhe viktimat ishin emigrantë nga Afrika e Veriut.

Policia franceze nuk po e lidh incidentin me terrorizmin, raporton rrjeti TV BFM.

Përpara Lojërave Olimpike të kësaj vere, autoritetet franceze janë vënë në gatishmëri të lartë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.