Sulm me thikë në një metro në Francë, 3 të plagosur

Tre persona u plagosën pas një sulmi me thikë në metro në qytetin francez të Lionit të dielën, thanë autoritetet. Një i dyshuar

Maj 26, 2024 - 18:25
 0
Sulm me thikë në një metro në Francë, 3 të plagosur

Tre persona u plagosën pas një sulmi me thikë në metro në qytetin francez të Lionit të dielën, thanë autoritetet.

Një i dyshuar u arrestua, konfirmoi policia.

“Mendimet tona janë me tre personat e plagosur,” tha Mohamed Chihi, nënkryetari i bashkisë përgjegjës për sigurinë, në platformën e mediave sociale X.

Faqja e lajmeve ActuLyon, duke cituar një burim policor, tha se i dyshuari ishte 27 vjeç dhe emër i njohur për policinë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30. Në vendngjarje u mobilizuan policia kombëtare dhe bashkiake, agjentët e TCL dhe 23 zjarrfikës.

Autori, sipas dëshmitarëve, po sillej në mënyrë të çuditshme në metro ndërsa mbane një thikë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.