Sulm në një restorant turk në Londër, 4 të plagosur

Katër persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën të mërkurën mbrëma gjatë një sulmi në një restorant turk në lindje të Londrës. Fëmija ndodhet

Maj 30, 2024 - 14:15
 0
Sulm në një restorant turk në Londër, 4 të plagosur

Katër persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën të mërkurën mbrëma gjatë një sulmi në një restorant turk në lindje të Londrës.

Fëmija ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa nuk dihet gjendja e pjesës tjetër të të plagosurve. Fëmija dhe dy nga të rriturit e plagosur janë anëtarë të së njëjtës familje.

Dëshmitarët okularë treguan se si klientët e restorantit Evin duhej të futeshin  nën tavolina dhe pas karrigeve për të shmangur sulmin.

Mbetet e paqartë nëse të plagosurit kanë qenë klientë të lokalit apo kanë qenë jashtë dyqanit në kohën e gabuar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.