Sulm terrorist në Jeruzalem, tre të vravë dhe gjashtë të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën gjatë të shtënave në Jeruzalem, këtë të enjte. Autoritetet e përshkruan sulmin si

Nëntor 30, 2023 - 10:12
 0
Sulm terrorist në Jeruzalem, tre të vravë dhe gjashtë të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën gjatë të shtënave në Jeruzalem, këtë të enjte. Autoritetet e përshkruan sulmin si terrorist.

 

“Terroristët janë nga Jeruzalemi Lindor. Ata ishin të armatosur me pushkë M-16 dhe një pistoletë. Ata mbërritën me një makinë dhe hapën zjarr ndaj civilëve,” tha shefi i policisë, Doron Turgeman.

 

Turgeman tha se sulmuesit u vranë nga dy ushtarë dhe një civil.

 

Një nga viktimat u shpall i vdekur në vendngjarje dhe dy të tjerë u shpallën të vdekur në spital.

 

Në një përditësim u njoftua se sulmuesit hapën zjarr ndaj civilëve në stacionin e autobusëve rreth orës 7:40 të mëngjesit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.