Sulme të ashpra në Gaza, raportohet për 8 të vdekur, mes tyre dy fëmijë
Të paktën gjashtë palestinezë u vranë të premten në mëngjes në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafah, një qytet në Gazën jugore. Kështu deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi për AFP. Ndërkohë, dy fëmijë u vranë në sulmet ajrore në qytetin e Gazës në veri, tha agjencia e lajmeve, […]
Të paktën gjashtë palestinezë u vranë të premten në mëngjes në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafah, një qytet në Gazën jugore. Kështu deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi për AFP.
Ndërkohë, dy fëmijë u vranë në sulmet ajrore në qytetin e Gazës në veri, tha agjencia e lajmeve, duke cituar Fadel Naim, një mjek në spitalin Al-Ahli.
Fill pas skadimit të armëpushimit, Hamasi rinisi sulmin, ndërkohë, ushtria izraelite raportohet se i është kundërpërgjigjur.
/a.r
What's Your Reaction?