Sulmet masive izraelite në Liban, vriten një grua dhe dy fëmijë

Ushtria izraelite njoftoi se avionët luftarakë kishin nisur një seri sulmesh në Liban, duke rritur frikën për një përshkallëzim midis dy vendeve. Një grua dhe dy fëmijë u

Shkurt 14, 2024 - 16:13
 0
Sulmet masive izraelite në Liban, vriten një grua dhe dy fëmijë

Ushtria izraelite njoftoi se avionët luftarakë kishin nisur një seri sulmesh në Liban, duke rritur frikën për një përshkallëzim midis dy vendeve.

Një grua dhe dy fëmijë u vranë nga sulmet izraelite në një fshat në Libanin jugor, ndërsa Izraeli nisi një seri sulmesh. Të paktën shtatë persona të tjerë u plagosën në sulmet në të gjithë jugun.

Që nga një ditë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, i cili shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, grupi islamik libanez Hezbollah ka vënë në shënjestër pozicionet e ushtrisë izraelite në kufi në shenjë mbështetjeje për aleatin e tij, grupin islamik palestinez. Izraeli, nga ana tjetër, bombardon rregullisht Libanin jugor.

Ushtria nuk ka dhënë detaje në këtë fazë për këto bastisje ndërsa mediat libaneze raportojnë se tre fshatra janë goditur. Bastisjet pasuan një raketë të lëshuar nga Libani që plagosi disa njerëz sot në veri të Izraelit, sipas burimeve shëndetësore izraelite./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.