Sulmet ndaj ish-të dashurës/ Getinjo vjen me një lutje: Mos më etiketoni…

Disa ditë më parë, ish-e dashura e reperit kosovar, Getinjo, Vivien Thano deklaroi në një intervistë se arsyeja e ndarjes së tyre ishte se ky i fundit luante bixhoz. Reagimi i artistit nuk vonoi shumë, i cili ndryshe nga Vivien, u shpreh se bixhozi nuk ishte arsyeja e ndarjes. E si duket deklarata e këtij […]

Tetor 13, 2023 - 11:10
 0
Sulmet ndaj ish-të dashurës/ Getinjo vjen me një lutje: Mos më etiketoni…

Disa ditë më parë, ish-e dashura e reperit kosovar, Getinjo, Vivien Thano deklaroi në një intervistë se arsyeja e ndarjes së tyre ishte se ky i fundit luante bixhoz.

Reagimi i artistit nuk vonoi shumë, i cili ndryshe nga Vivien, u shpreh se bixhozi nuk ishte arsyeja e ndarjes.

E si duket deklarata e këtij të fundit është besuar më shumë nga publiku, duke bërë që ta sulmojnë ish-partneren e tij në komente.

Për këtë, reperi është “detyruar” të reagojë sërish, duke i kërkuar të gjithëve të mos flasin më për ish-lidhjen e tij dhe as mos të sulmojnë personat e përfshirë.

“Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit.

Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.