Sulmet në Izrael/ BE ndërpret fondin prej 691 milionë euro për Palestinën

Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë menjëherë pagesat e destinuara për Palestinën.   Këtë e ka bërë të ditur komisioneri për zgjerim i

Tetor 9, 2023 - 17:05
 0
Sulmet në Izrael/ BE ndërpret fondin prej 691 milionë euro për Palestinën

Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë menjëherë pagesat e destinuara për Palestinën.

 

Këtë e ka bërë të ditur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i cili tha se tanimë gjërat nuk mund të jenë si dikur, teksa shton se fondi prej 691 milionë eurosh do të anulohet deri në një moment të dytë.

 

“Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Nuk mund të ketë punë si zakonisht. Si donatori më i madh i palestinezëve, Komisioni Evropian po vë në shqyrtim portofolin e tij të plotë të zhvillimit, me një vlerë totale prej 691 milion euro”, shkruan Varhelyi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.