Sulmet terroriste që tronditën Greqinë, lihen në burg gjashtë të arrestuarit e organizatës terroriste “Komploti i Hakmarrjes”

Autoritetet greke kanë lënë në burg gjashtë të arrestuarit e organizatës terroriste “Komploti i Hakmarrjes”. Të arrestuarit janë përgjegjës për të paktën pesë

Mars 3, 2024 - 17:05
 0
Sulmet terroriste që tronditën Greqinë, lihen në burg gjashtë të arrestuarit e organizatës terroriste “Komploti i Hakmarrjes”

Autoritetet greke kanë lënë në burg gjashtë të arrestuarit e organizatës terroriste “Komploti i Hakmarrjes”.

Të arrestuarit janë përgjegjës për të paktën pesë akte terroriste në Athinë, Selanik dhe Larisa.

Gjithsej janë 10 të pandehur, teksa 4 prej tyre ndodhen në qeli.

Mes tyre është edhe drejtuesi i dyshuar i organizatës i mbajtur në burgjet e Domokos, një antiautoritar i njohur me të kaluar kriminale.

Po ashtu, autoritetet kanë arrestuar një grua që dyshohet se kishte lidhje me vendosjen e mjeteve shpërthyese.

Greqia është tronditur shpesh herë nga shpërthime terroriste nga organizata që njihen si mbështetës të së majtës ekstreme./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.