Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: 12 persona në spital në jug të vendit, një vajzë 7-vjeçare u plagos rëndë

Banorët izraelitë përjetuan një natë plot tension dhe ankth, pas sulmit të Iranit me dronë dhe raketa. Sipas informacioneve të një përfaqësuesi të Spitalit

Prill 14, 2024 - 09:40
 0
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: 12 persona në spital në jug të vendit, një vajzë 7-vjeçare u plagos rëndë

Banorët izraelitë përjetuan një natë plot tension dhe ankth, pas sulmit të Iranit me dronë dhe raketa.

Sipas informacioneve të një përfaqësuesi të Spitalit Universitar Soroka, në qytetin Be’er Sheva, 12 persona kanë përfunduar në spital, pas goditjeve me raketa në jug të Izraelit.

Ndërsa një 7-vjeçare nga rajoni i Aradit ka mbetur e plagosur rëndë nga copëzat e raketës. Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe tashmë ndodhet e shtruar në reanimacionin pediatrik.

Tetë persona të tjerë janë shtruar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në spital për sulme ankthi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.