Sulmi mbi spitalin në Gaza, reagon Ushtria e Izraelit: Shpërthimi u shkaktua nga Xhihadi Islamik Palestinez
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari ka reaguar pas sulmit mbi spitalin në Gaza. Ai ka mohuar që Izraeli të jetë përgjegjës për këtë sulm ku ndër të tjera ai ka thënë se sulmi është kryer nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez. “Ne bëmë një rishikim të menjëhershëm me të gjitha […]
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari ka reaguar pas sulmit mbi spitalin në Gaza. Ai ka mohuar që Izraeli të jetë përgjegjës për këtë sulm ku ndër të tjera ai ka thënë se sulmi është kryer nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez.
“Ne bëmë një rishikim të menjëhershëm me të gjitha degët përkatëse të IDF,” ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka bërë edhe një kronologji të ngjarjeve pak para shpërthimit në spital ku tha se në orën 18:15 me orën lokale të Martën një breshëri raketash u hodhën nga Hamasi drejt Izraelit. Më pas, në orën 18:59, ai thotë se një breshëri prej rreth 10 raketash u hodh nga PiJ nga një varrezë aty pranë dhe në të njëjtën kohë, ka pasur raportime për një shpërthim në spitalin në qytetin e Gazës.
Hagari vazhdon, duke thënë se Hamasi e kuptoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e gabuar e Xhihadit Islamik, por filloi një “fushatë mediatike globale” për të fajësuar Izraelin.
“Ata shkuan deri aty sa rritën numrin e viktimave,” thotë ai. “Ata e kuptuan me siguri absolute se ishte një raketë e gabuar nga Xhihadi Islamik që dëmtoi spitalin.”
Gjithashtu ai thotë se pamjet ajrore konfirmojnë se nuk ka pasur goditje direkte në vetë spitalin dhe nuk ka pasur dëmtime në ndërtesat aty pranë dhe se i vetmi vend i dëmtuar është parkingu jashtë spitalit.
Ai thotë se nëse IDF do të ishte përgjegjëse për shpërthimin, do të kishte pasur një “krater” ose disa “dëmtime strukturore”.
Ndërkohë kujtojmë se Hamasi dhe autoritetet palestineze kanë fajësuar Izraelin për shpërthimin në spital.
/a.r
What's Your Reaction?