Sulmi me 2 suedezë të vrarë në Bruksel, policia qëllon autorin e dyshuar

Në lidhje me sulmin në Bruksel të Belgjikës ku 2 suedezë mbetën të vrarë, policia ka qëlluar një burrë që dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë. Mediat lokale raportuan se ai u qëllua në një kafe në lagjen Schaerbeel të Brukselit. Prokurorët belgë konfirmuan të shtënat e policisë, por thanë se nuk mund […]

Tetor 17, 2023 - 10:10
 0
Sulmi me 2 suedezë të vrarë në Bruksel, policia qëllon autorin e dyshuar

Në lidhje me sulmin në Bruksel të Belgjikës ku 2 suedezë mbetën të vrarë, policia ka qëlluar një burrë që dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë.

Mediat lokale raportuan se ai u qëllua në një kafe në lagjen Schaerbeel të Brukselit. Prokurorët belgë konfirmuan të shtënat e policisë, por thanë se nuk mund të thonë ende me saktësi nëse personi i qëlluar nga policia, ishte sulmuesi.

Ndërkohë, Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verilinden tha se personi që është qëlluar ka gjasa të jetë i dyshuari i sulmit dhe mund të ketë ndërruar jetë rrrugës për në spital. Verilinden tha për “VRT” se atij iu gjet arma e zjarrit, e njëjta me atë me të cilën ishte kryer sulmi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.