Sulmi me raketa në Izrael/ Shkon në 22 numri i viktimave, merren peng 33 të tjerë

545 persona të plagosur janë shtruar në spitalet izraelite që nga sulmi i nisur nga Rripi i Gazës mëngjesin e sotëm. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cituar nga Times of Israel. Sa i takon viktimave, deri më tani raportohet për të paktën 22  të vdekur. Kanali televiziv izraelit Reshet 13 […]

Tetor 7, 2023 - 13:05
 0
Sulmi me raketa në Izrael/ Shkon në 22 numri i viktimave, merren peng 33 të tjerë

545 persona të plagosur janë shtruar në spitalet izraelite që nga sulmi i nisur nga Rripi i Gazës mëngjesin e sotëm. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cituar nga Times of Israel.

Sa i takon viktimave, deri më tani raportohet për të paktën 22  të vdekur.

Kanali televiziv izraelit Reshet 13 raporton se militantët palestinezë po mbajnë robër izraelitë në qytetin jugor Ofakim. Mediat palestineze dhe izraelite kanë raportuar rrëmbime. Këto raporte janë për momentin të pakonfirmuara.

Mediat izraelite raportuan se Hamasi aktualisht ka 33 pengje, duke përfshirë civilë dhe ushtarë. Autoritetet izraelite kanë thënë se nuk do të komentojnë për këtë.

Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi tha për Al-Jazeera se nuk kanë marrë “pengje” por “të burgosur lufte.

“Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aksa. Të gjitha këto janë arsyet pas fillimit të kësaj beteje. Ata nuk janë pengje, ata janë robër lufte. Është një luftë kundër pushtuesve,” tha ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.