Sulmi me shpatë në metronë e Londrës, vdes një 13-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në një metro në veri-lindje të Londrës. Një 36-vjeçar u arrestua pasi sulmoi me shpatë

Prill 30, 2024 - 14:45
 0
Sulmi me shpatë në metronë e Londrës, vdes një 13-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në një metro në veri-lindje të Londrës.

Një 36-vjeçar u arrestua pasi sulmoi me shpatë personat në metro, mes tyre edhe dy policë.

Një 13-vjeçar, i cili ishte mes të plagosurve ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra.

Oficeri Supt Bell konfirmoi se “pesë persona u plagosën, duke përfshirë dy oficerë të tij, dy anëtarë të publikut dhe një person që ka vdekur, djali 13-vjeçar.”

Supt Bell thotë se dy anëtarë të publikut janë ende në spital, por lëndimet e tyre “fatmirësisht” nuk janë kërcënuese për jetën.

Ai thotë se oficerët e tij kanë nevojë për operacion, por lëndimet e tyre nuk duken të jenë kërcënuese për jetën në këtë fazë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.