Sulmi në Banjskë, policia e Kosovës gjen sërish armatime gjatë kontrolleve në veri

Policia e Kosovës gjeti disa armatime gjatë bastisjeve të kryera këtë të shtunë në veri lidhur me sulmin e Banjskës, ku mbeti i vrarë një efektiv policie dhe u plagosën disa të tjerë. Ajo kreu kontrolle në shtatë lokacione, katër prej të cilave në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë. Siç [...]Read More...

Tetor 14, 2023 - 14:40
 0
Sulmi në Banjskë, policia e Kosovës gjen sërish armatime gjatë kontrolleve në veri

Policia e Kosovës gjeti disa armatime gjatë bastisjeve të kryera këtë të shtunë në veri lidhur me sulmin e Banjskës, ku mbeti i vrarë një efektiv policie dhe u plagosën disa të tjerë. Ajo kreu kontrolle në shtatë lokacione, katër prej të cilave në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, policia gjeti mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba në Mitrovicë të Veriut. Në zonën e bastisjeve janë parë edhe pjesëtarë të KFOR-it. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani tha se deri më tani nuk ka të arrestuar, raportoi REL.

Si pasojë e sulmeve të 24 Shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku ndërsa në shkëmbim zjarri e sipër u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova ka akuzuar qeverinë serbe se qëndron pas sulmit mirëpo përgjegjësinë e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili hoqi dorë nga funksionet publike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.