Sulmi në Banjskë, policia kryen sërish kontrolle në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka kryer bastisje mëngjesin e së mërkurës në disa lokacione në veri të Mitrovicës. Kontrollet lidhen me hetimet që po vazhdojnë për sulmin terrorist në Banjskë. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, është shprehur për mediat në Kosovë se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar nga aksioni [...]Read More...

Tetor 25, 2023 - 11:00
 0
Sulmi në Banjskë, policia kryen sërish kontrolle në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka kryer bastisje mëngjesin e së mërkurës në disa lokacione në veri të Mitrovicës. Kontrollet lidhen me hetimet që po vazhdojnë për sulmin terrorist në Banjskë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, është shprehur për mediat në Kosovë se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar nga aksioni i sotëm policor në veri të vendit.

Nga sulmi i 24 Shtatorit mbeti i vrarë një polic ndërsa u plagosën dy të tjerë. Nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, u vranë tre terroristë serbë ndërsa disa u kapën dhe ndodhen në paraburgim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.