Sulmi në Siri, CIA paralajmëron Izraelin për hakmarrje nga ana e Iranit

Mediat në lindjen e mesme flasin për një përshkallzim të tensionit mes Iranit dhe Izraelit, pas sulmit në konsullatën iraniane në Siri ku

Prill 3, 2024 - 20:50
 0
Sulmi në Siri, CIA paralajmëron Izraelin për hakmarrje nga ana e Iranit

Mediat në lindjen e mesme flasin për një përshkallzim të tensionit mes Iranit dhe Izraelit, pas sulmit në konsullatën iraniane në Siri ku mbetën të vrarë dhjetra zyrtarë.

Sipas disa mediave CIA ka paralajmëruar Izralelin se brenda 48 orëve do të sulmohet ushtarakisht nga irani si shenjë hakmarrjeje.

Më herët, zyrtarë të lartë në Iran reaguan ndaj sulmit duke deklaruar se vendi i tyre tashmë ka çdo të drejtë t’i përgjigjet sulmit të Izraelit ndaj konsullatës së tyre.

Irani thuhet se po planifikon një sulm të kombinuar me një “shi” dronësh dhe raketash të lëshuara nga bazat e tij në vendet strategjike brenda Izraelit, sipas Al Mayadeen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.