Sulmi në spitalin e Gazës, Von der Leyen: Duhet të zbulohen përgjegjësit e sulmit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë në Parlamentin Evropian se nuk ekziston asnjë justifikim për sulmin në spitalin plot me civilë në Gaza që shkaktoi qindra viktima. Von der Leyen e ka quajtur sulmin në Ali Ahli një “tragjedi të pakuptimtë”. “Duhet të vërtetohen të gjitha faktet dhe të zbulohen përgjegjësit […]

Tetor 18, 2023 - 12:30
 0
Sulmi në spitalin e Gazës, Von der Leyen: Duhet të zbulohen përgjegjësit e sulmit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë në Parlamentin Evropian se nuk ekziston asnjë justifikim për sulmin në spitalin plot me civilë në Gaza që shkaktoi qindra viktima. Von der Leyen e ka quajtur sulmin në Ali Ahli një “tragjedi të pakuptimtë”.

“Duhet të vërtetohen të gjitha faktet dhe të zbulohen përgjegjësit e sulmit”, tha ajo.

Usula von der Leyen është përballur me kritika të shumta në lidhje me vizitën e saj në Izrael javën e kaluar, ku theksoi se Izraeli duhet të ndiqte ligjin humanitar, por nuk paralajmëroi shtetin izraelit.

Në fjalimin e sotëm ajo bëri të qartë se “Evropa qëndron me Izraelin në këtë moment të errët”, duke shtuar se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Megjithatë, ajo theksoi se Bashkimi Evropian ka qenë donatori më i madh për palestinezët dhe se kjo nuk do të ndryshojë,

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.