Sulmi në veri/ NATO pritet të diskutojë nesër për situatën në Kosovë

NATO pritet të diskutojnë të enjten për situatën në Kosovë pas sulmit nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Sipas njoftimit të NATO-s, ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare do të takohen sot dhe nesër në Bruksel. Përveç Kosovës, NATO-ja do të diskutojë [...]Read More...

Tetor 11, 2023 - 11:25
 0
Sulmi në veri/ NATO pritet të diskutojë nesër për situatën në Kosovë

NATO pritet të diskutojnë të enjten për situatën në Kosovë pas sulmit nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Sipas njoftimit të NATO-s, ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare do të takohen sot dhe nesër në Bruksel.

Përveç Kosovës, NATO-ja do të diskutojë edhe për Ukrainën, zhvillimet në Lindjen e Mesme pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit dhe dëmtimin e gazsjellësit në Finlandë. Diskutime do të ketë edhe për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes së NATO-s në veri të Kosovës, që erdhi pas sulmit në veri të vendit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.