Sulmi nga Hamasi/ Thellohet bilanci nga luftimet e përgjakshme në Izrael, raportohet për 900 të vrarë

Thellohet bilanci i viktimave në Izrael. Të paktën 85 nga njerëzit e vrarë në sulmet e Hamasit ishin ushtarë izraelitë, sipas zëdhënësit kryesor të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Ndërkohë, numri i personave të vrarë në total deri më tani thuhet se është 900, raportoi më vete të hënën Radio Ushtria e Izraelit. “Qindra” militantë […]

Tetor 9, 2023 - 21:15
 0
Sulmi nga Hamasi/ Thellohet bilanci nga luftimet e përgjakshme në Izrael, raportohet për 900 të vrarë

Thellohet bilanci i viktimave në Izrael. Të paktën 85 nga njerëzit e vrarë në sulmet e Hamasit ishin ushtarë izraelitë, sipas zëdhënësit kryesor të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Ndërkohë, numri i personave të vrarë në total deri më tani thuhet se është 900, raportoi më vete të hënën Radio Ushtria e Izraelit. “Qindra” militantë të Hamasit janë vrarë në Gaza në sulmet e fundit izraelite, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, raporton CNN.

IDF ka përfunduar evakuimin e civilëve izraelitë që jetojnë pranë Gazës, tha ai. “Luftëtarët tanë po shkojnë shtëpi më shtëpi … nuk ka militantë që kalojnë gardhin tani,” tha ai. Më shumë se 300,000 rezervistë izraelitë janë thirrur, shtoi ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.