Sulmi terrorist në Moskë/ ISIS publikon fotot: Këta janë sulmuesit tanë. Luftë e furishme ndaj atyre vendeve që…

Shteti Islamik ka publikuar një fotografi të atyre që pretendon se ishin katër sulmuesit pas të shtënave në sallën e koncerteve, sipas agjencisë së lajmeve Amaq të grupit militant. Në një deklaratë që shoqëronte imazhin, grupi tha se të shtënat vijnë brenda kontekstit të “luftës së furishme” midis Shtetit Islamik dhe vendeve që luftojnë Islamin. […]

Mars 23, 2024 - 16:45
 0
Sulmi terrorist në Moskë/ ISIS publikon fotot: Këta janë sulmuesit tanë. Luftë e furishme ndaj atyre vendeve që…

Shteti Islamik ka publikuar një fotografi të atyre që pretendon se ishin katër sulmuesit pas të shtënave në sallën e koncerteve, sipas agjencisë së lajmeve Amaq të grupit militant.

Në një deklaratë që shoqëronte imazhin, grupi tha se të shtënat vijnë brenda kontekstit të “luftës së furishme” midis Shtetit Islamik dhe vendeve që luftojnë Islamin.

Në postim, ku autorët nuk janë identifikuar, thuhet se sulmi në Rusi është kryer në kontekstin e “luftës së ndezur” midis Shtetit Islamik dhe vendeve që luftojnë Islamin.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik sulmuan një grumbullim të madh të krishterësh në qytetin Krasnogorsk, në periferi të kryeqytetit rus, Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë në zonë përpara se të tërhiqen në mënyrë të sigurtë në bazat e tyre”, theksohet në reagim, duke shtuar se “ata pushtuan të armatosur me automatikë, pistoleta, thika dhe bomba në sallën e koncerteve dhe tre filluan të qëllonin njerëzit, ndërsa i katërti i vuri flakën vendit”.

Në këtë mënyrë, Shteti Islamik i përgjigjet, në thelb, kryeredaktorit të Rusisë Sot, i cili theksoi më herët se “gjakderdhja në vendin e koncertit nuk është vepër e ISIS-it, por e ukrainasve”.

Vladimir Putin është zotuar të ndëshkojë ata që janë përgjegjës, ndërsa numri i viktimava i ka kaluar  140./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.