Sulmi terrorist/ Policia e Brukselit qëllon mbi autorin e dyshuar

Policia në Bruksel ka qëlluar me armë një person, i cili sipas autoriteteve mendohet të jetë autori i dyshuar i sulmit të armatosur

Tetor 17, 2023 - 09:50
 0
Sulmi terrorist/ Policia e Brukselit qëllon mbi autorin e dyshuar

Policia në Bruksel ka qëlluar me armë një person, i cili sipas autoriteteve mendohet të jetë autori i dyshuar i sulmit të armatosur që vrau dy tifozë suedezë të hënën në mbrëmje. Ai u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale.

Prokurorët belgë, shkruan BBC, konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, Abdesalem L. Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.

 

Personi që u qëllua ka të ngjarë të jetë i dyshuari dhe mund të ketë vdekur rrugës për në spital, tha Ministrja e Brendshme belge Annelies Verlinden.

 

Sulmi ndodhi mbrëmjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre. Gjithashtu ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.