Sulmi vdekjeprurës në Pragë, babai i autorit gjendet i vrarë, dyshohet të jetë ekzekutuar nga 24-vjeçari
Babai i 24-vjeçarit, që vrau të paktën 15 persona në Pragë, është gjetur i vrarë disa orë para ngjarjes së rëndë. Autoritetet ende
Babai i 24-vjeçarit, që vrau të paktën 15 persona në Pragë, është gjetur i vrarë disa orë para ngjarjes së rëndë. Autoritetet ende nuk e konfirmojnë, shkruajnë mediat ndërkombëtare, por dyshohet se edhe për vrasjen e të atit, autor të jetë 24-vjeçari.
Ky i fundit hapi zjarr këtë të enjte në Fakultetin e Arteve në Pragë, duke shkaktuar 15 viktima dhe 24 të plagosur.
Autori më pas dyshohet se ka vrarë veten, ndërsa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Ngjarja është cilësuar si më e rënda përsa i përket sigurisë në Pragë në vitet e fundit. Qytetarët shikohen të vrapojnë të panikosur për të shpëtuar jetët e tyre, gjatë të shtënave, pamje të cilat kanë shokuar mbarë botën./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?