Sulmohet brenda një diskoteke në Budva, Dritan Abazoviç. Hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

Dritan Abazoviç, kryeministri në largim i Malit të Zi është sulmuar mbrëmjen e kaluar në një diskotekë në Budva, mëson ‘Kurir’. Sulm ndaj Abazoviç ndodhi gjatë performancës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva. Abazoviç ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i […]

Gusht 21, 2023 - 08:57
 0
Sulmohet brenda një diskoteke në Budva, Dritan Abazoviç. Hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

Dritan Abazoviç, kryeministri në largim i Malit të Zi është sulmuar mbrëmjen e kaluar në një diskotekë në Budva, mëson ‘Kurir’.

Sulm ndaj Abazoviç ndodhi gjatë performancës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva.

Abazoviç ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai e ka ofenduar e më pas tentoi që t’i afrohej. Sigurimi i kryeministrit teknik reagoi me shpejtësi.

Më pas u hodh gaz lotsjellës dhe Abazovic u evakuua. Ai është mirë dhe nuk është i lënduar. Aktualisht po vijojnë hetimet nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.