Sulmohet fizikisht kryeministrja e Danimarkës në qendër të Kopenhagenit

Kryeministrja e Danimarkës,  Mette Frederiksen, është sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Kopenhagenit këtë të premte. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrisë me anë të një deklarate ku thuhet se Frederiksen ka mbetur e tronditur, por fatmirësisht pa lëndime serioze. Sipas BBC, një person iu afrua kryeministres dhe e goditi, ndërsa […]

Qeshor 8, 2024 - 10:05
 0
Sulmohet fizikisht kryeministrja e Danimarkës në qendër të Kopenhagenit

Kryeministrja e Danimarkës,  Mette Frederiksen, është sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Kopenhagenit këtë të premte. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrisë me anë të një deklarate ku thuhet se Frederiksen ka mbetur e tronditur, por fatmirësisht pa lëndime serioze.

Sipas BBC, një person iu afrua kryeministres dhe e goditi, ndërsa u vu menjëherë në pranga nga policia.

Për ngjarjen ka reaguar menjëherë shefi i BE-së, Charles Michel dhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, të cilët e konsideruan sulmin si të tmerrshëm.

Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe që ka vënë në pranga autorin, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.