Sulmuesi 28-vjeçar ndërroi jetë pas rrëzimit në fushë, reagon policia: U dërgua në spitalin e Kavajës, por…

Sulmuesi 28-vjeçar, Rafael Duamena ndërroi jetë paso humbi ndjenjat në fushën e blertë gjatë sfidës Egnatia-Partizani. Policia ka raportuar se  futbollisti i Egnatias është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën. Njoftimi i policisë: Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe […]

Nëntor 11, 2023 - 15:15
 0
Sulmuesi 28-vjeçar ndërroi jetë pas rrëzimit në fushë, reagon policia: U dërgua në spitalin e Kavajës, por…

Sulmuesi 28-vjeçar, Rafael Duamena ndërroi jetë paso humbi ndjenjat në fushën e blertë gjatë sfidës Egnatia-Partizani.

Policia ka raportuar se  futbollisti i Egnatias është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.