Sulmuesi i ri i bavarezëve shënon çdo 17 minuta!

Bayern Munih tregoi dhëmbët ndaj Bohumit, teksa fitoi me shifrat e thella 7:0 kundër Bochumit. Edhe pse Harry Kane veshi “kostumin” e protagonistit me tregolëshin, një tjetër futbollist po dëshmon aftësi eksperti në gjetjen e golit, ndonëse çështja e minutazhit nuk është problem, konkretisht Mathys Tel. Në përballje me modestët e Bochumit, talentit francez iu nevojitën […]

Shtator 26, 2023 - 14:30
 0
Sulmuesi i ri i bavarezëve shënon çdo 17 minuta!

Bayern Munih tregoi dhëmbët ndaj Bohumit, teksa fitoi me shifrat e thella 7:0 kundër Bochumit.

Edhe pse Harry Kane veshi “kostumin” e protagonistit me tregolëshin, një tjetër futbollist po dëshmon aftësi eksperti në gjetjen e golit, ndonëse çështja e minutazhit nuk është problem, konkretisht Mathys Tel.

Në përballje me modestët e Bochumit, talentit francez iu nevojitën 16 minuta për tundjen e rrjetës.

Me këtë finalizim, francezi kap kuotën e 4 konkretizimeve në portën mike, e shoqëruara edhe me 1 asist. “Bayern Insider” analizon 6 takimet e fundit të Till-it, e ku ai numëron në totalë 87-të minuta lojë aktive.

Nëse i referohemi këtij krahasimi, pra golave dhe minutave në këmbë, përkon se Till shënon çdo 17 minuta e 4 sekonda. E dhëna në fjalë lë “me gisht në gojë” edhe kritikët më të mëdhenj.

Precizoni i futbollistit me numër “39” në gjirin e kampionëve u përgëzua edhe nga Tuhel. Verën e vitit të shkuar Bayerni u pa me skepticizëm kur shpenzoi 20 milionë euro në arkat e Ren-it, por nuk është dashur shumë kohë për të marrë frytet, ndonëse në kontingjentin e rekordmenëve gjermanë ndodhet “artileria” e rëndë ofensive, si Gnabri, Koman, Muler, Musiala apo Sane, pas shpinës së Kanes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.