Sulmuesi shqiptar pas transferimit te Dinamo e Zagrebit: Jam shumë i lumtur

Arbër Hoxha është shprehur mjaft i lumtur për arritjen e marrëveshjes me Dinamon e Zagrebit. 25-vjeçari nga Kosova i cili la Slaven Belupon

Janar 10, 2024 - 17:00
 0
Sulmuesi shqiptar pas transferimit te Dinamo e Zagrebit: Jam shumë i lumtur

Arbër Hoxha është shprehur mjaft i lumtur për arritjen e marrëveshjes me Dinamon e Zagrebit. 25-vjeçari nga Kosova i cili la Slaven Belupon për tu transferuar në Kroaci është shprehur mjaft entuziast.

“Mund të them se jam i lumtur që kam arritur një marrëveshje me Dinamon dhe që jam bërë futbollist i këtij klubi të madh, më i madhi në Kroaci. Falënderoj ish-shokët dhe ish-trajnerët e mi për të gjithë eksperiencat dhe për gjithçka që kam mësuar prej tyre.

Tani po fillon për mua prova e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës”, u shpreh ai.

Arbër Hoxha e nisi karrierën e tij te Besa, më pas kaloi te Prishtina dhe më vonë te Ballkani para se të zhvendosje te Slaven Belupo.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.