Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë për migrimin ka dhënë rezultate

Kryeministri britanik, Rishi Sunak në një intervistë me “BBC” deklaroi se marrëveshja e nënshkruar me Shqipërinë parandaloi migrim e paligjshëm. Edhe pse gazetarja Laura Kuenssberg theksoi se ka dokumente që nuk e mbështesin një fakt të tillë, Sunak u shpreh i bindur se vërteta e tij qëndron. “Unë i dhashë përparësi vendosjes dhe funksionimit të […]

Janar 7, 2024 - 16:52
 0
Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë për migrimin ka dhënë rezultate

Kryeministri britanik, Rishi Sunak në një intervistë me “BBC” deklaroi se marrëveshja e nënshkruar me Shqipërinë parandaloi migrim e paligjshëm.

Edhe pse gazetarja Laura Kuenssberg theksoi se ka dokumente që nuk e mbështesin një fakt të tillë, Sunak u shpreh i bindur se vërteta e tij qëndron.

“Unë i dhashë përparësi vendosjes dhe funksionimit të skemës nga Shqipëria”.

Ndërkaq vetë Home Office ka bërë me dije se mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria janë ulur me 90% në 2023-shin.

Raporti u publikua gjatë një takimi mes ministrit të Brendshëm shqiptar, Taulant Balla me homologun britanik, James Cleverly.

Cleverly dhe Balla ranë dakord të punojnë edhe më afër në prioritetet e përbashkëta të kombeve tona rreth krimit të organizuar të rëndë dhe migracionit të paligjshëm

Kujtojmë se ministri i Brendshëm shqiptar gjatë fjales së tijën nga Londra, ka bërë me dije se është arritur akordi për një thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në tre fusha të përbashkëta interesi.

Sipas Ballës, këto janë qasje tashmë të provuara globalisht dhe thelbësore, jo vetëm për mirëqeverisjen e migracionit, por edhe në themel të standardeve ndërkombëtare që Shqipëria dhe Qeveria shqiptare i ka miratuar dhe angazhime që ka marrë përsipër t’i përmbushë.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.