Sunak vlerëson marrëveshjen me Shqipërinë: Po na ndihmon të ndalin dyndjen e emigrantëve

Marrëveshja me Shqipërinë po ndihmon qeverinë e Britanisë së Madhe të ndalë përfundimisht dyndjen masive të viteve të fundit të emigrantëve të jashtëligjshëm në kanalin e La Manshit. Këtë e pohon vetë kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili në një videomesazh në Tuiter e rendit këtë marrëveshje, mes 5 hapave më të rëndësishëm që po […]

Gusht 11, 2023 - 12:35
 0
Sunak vlerëson marrëveshjen me Shqipërinë: Po na ndihmon të ndalin dyndjen e emigrantëve

Marrëveshja me Shqipërinë po ndihmon qeverinë e Britanisë së Madhe të ndalë përfundimisht dyndjen masive të viteve të fundit të emigrantëve të jashtëligjshëm në kanalin e La Manshit.

Këtë e pohon vetë kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili në një videomesazh në Tuiter e rendit këtë marrëveshje, mes 5 hapave më të rëndësishëm që po ndërmerr për t’i dhënë zgjidhje një problemi që e kanë pasur disa prej pararendësve të tij.

“Ne gjithashtu kemi negociuar një marrëveshje me Shqipërinë, që na ka ndihmuar tashmë të ulim mbërritjet prej andej me 90%”.

Marrëveshja e Dhjetorit parashikon që të gjithë shqiptarët që hyjnë në Britani me rrugë të paligjshme të rikthehen menjëherë pa iu nënshtruar procedurave të azilit, duke qenë se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt origjine. Emigrantët e jashtëligjshëm mund të dënohen me deri 5 vite burg, sipas ligjit të ri të miratuar në qershor 2022 për ata që shkelin kufijtë britanikë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.