Supergol i Nedim Bajramit, Shqipëria në avantazh ndaj Azerbajxhanit

Shqipëria luan sot miqësoren e fundit para se të niset për në Gjermani. Në Hungari luhet ndeshja me Azerbajxhanin, një test për Silvinjon për sfidën me Italinë që do të zhvillohet më 15 Qershor në Dortmund. Ndeshjen mund ta ndiqni falas në Tv Klan. LIVE SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 1-0 Bajrami 11′ FORMACIONET Shqipëria: Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind […]

Qeshor 7, 2024 - 19:40
 0
Supergol i Nedim Bajramit, Shqipëria në avantazh ndaj Azerbajxhanit

Shqipëria luan sot miqësoren e fundit para se të niset për në Gjermani. Në Hungari luhet ndeshja me Azerbajxhanin, një test për Silvinjon për sfidën me Italinë që do të zhvillohet më 15 Qershor në Dortmund. Ndeshjen mund ta ndiqni falas në Tv Klan.


LIVE SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 1-0

Bajrami 11′


FORMACIONET

Shqipëria: Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj; Kristjan Asllani, Ylber Ramadani; Nedim Bajrami, Jasir Asani, Taulant Seferi; Armando Broja

Azerbajxhani: Mahammadaliyev; Cafarquliyev, Mustafazada, Huseynov, Mammadov; Isayev, Diniyev, Makhmudov; Sheydaev, Bayramov, Emreli

Stadiumi: Haladás Sportkomplexum, Hungari


NDESHJA MINUTË PAS MINUTE

24’- Mundësi e rrezikshme për Azerbajxhanin. Emerli, nuk shfrytëzon si duhet një krosim në zonë. Topi shkon ngjitur ngjitur me shtyllën e majtë të Strakoshës.

23’- Provon Ramadani me një kundërsulm të shpejtë, por ndalet në mesfushë.

18’- Jasir Asani merr një goditje në fytyrë, por arbitri e kalon situatën me një këshillim për Makhmudov.

14’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Seferi asistoi për Brojën, ndërkohë që Asani priste i vetëm në krahun tjetër.

11’- Gooooool Shqipëria 1-0! Kuqezinjtë dinë të shënojnë vetëm supergola. Nedim Bajrami, lëshon një goditje të bukur nga jashtë zone dhe topi ndalet në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

7’- Shqipëria i lë qarkullimin e topit Azerbajxhanit dhe është e kujdesshme në prapavijë.

Futbollistët e Shqipërisë në kontrollin e topit në ndeshjen kundër Azerbajxhanit
Futbollistët e Shqipërisë në kontrollin e topit në ndeshjen kundër Azerbajxhanit

0′ – Nis sfida!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.