Sylvinho besimplotë se Shqipëria është në rrugën e duhur: Na kanë mbetur vetëm dy ndeshje, bashkë jemi të fortë

Shqipëria është në rrugën e duhur për një biletë në Euro 2024. Kuqezinjtë, pas fitoreve me Poloninë dhe Çekinë, kanë shtuar ndjeshëm shanset për t’u kualifikuar në Europian. Në dy ndeshjet e mbetura, do të mjaftojë vetëm një pikë, ndërsa trajneri Sylvinho nuk ka hezituar për të bërë një postim në rrjetet sociale. “Përmbyllëm një […]

Tetor 18, 2023 - 21:35
 0
Sylvinho besimplotë se Shqipëria është në rrugën e duhur: Na kanë mbetur vetëm dy ndeshje, bashkë jemi të fortë

Shqipëria është në rrugën e duhur për një biletë në Euro 2024. Kuqezinjtë, pas fitoreve me Poloninë dhe Çekinë, kanë shtuar ndjeshëm shanset për t’u kualifikuar në Europian. Në dy ndeshjet e mbetura, do të mjaftojë vetëm një pikë, ndërsa trajneri Sylvinho nuk ka hezituar për të bërë një postim në rrjetet sociale.

“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë.

Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial. Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.

Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!” – Shkruajti ai.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.