“Synohen votat e së djathtës ekstreme greke”, e majta greke akuza Mitsotakis për Belerin   

Partia kryesore e së majtës greke PASOK e ka sulmuar sërish kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për përfshirjen e kandidaturës së Fredi Beleri në listën e kandidatëve për eurodeputetë të partise Demokracia e Re.  Gjatë një interviste televizive, eurodeputetja Evi Christofilopoulou tha se arsyet e kandidimit nga Mistotakis të Fredi Belerit për eurodeputet nuk janë simbolike as kombëtare dhe as europiane, […]

Prill 22, 2024 - 17:30
 0
“Synohen votat e së djathtës ekstreme greke”, e majta greke akuza Mitsotakis për Belerin   

Partia kryesore e së majtës greke PASOK e ka sulmuar sërish kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për përfshirjen e kandidaturës së Fredi Beleri në listën e kandidatëve për eurodeputetë të partise Demokracia e Re. 

Gjatë një interviste televizive, eurodeputetja Evi Christofilopoulou tha se arsyet e kandidimit nga Mistotakis të Fredi Belerit për eurodeputet nuk janë simbolike as kombëtare dhe as europiane, por vetëm llogaritje për qëllime elektorale. 

Synimi sipas saj që u kandidua Beleri është ndalimi i rrjedhjes së votuesve të partisë Demokracia e Re drejt së djathtës ekstreme ndërsa përmendet bashkëpunimi i tij kohë më parë me Agimin e Artë. Kjo kandidaturë për eurodeputet e ekspozon zotin Mitsotakis, që sipas të majtës greke po vendos interesin partiak mbi interesin kombëtar.  

Të majtët grekë insistojnë në atë se zoti Beleri është më i nevojshëm si kryetar i Bashkisë së Himarrës, në mënyrë që të mbrojë efektivisht të drejtat dhe pronat e minoritetit etnik grek në Shqipëri. 

Sipas ligjit grek, Beleri ka të drejtë të jetë kandidat. Nëse Beleri zgjidhet në Parlamentin Europian, ai do të duhet të japë dorëheqjen si i zgjedhur për kryetar bashkie. 

Sondazhet e fundit të opinionit publik grek pas shpalljes së 42 kandidatëve të Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane e shohin kandidaturën e Belerit të rreshtuar në top pesëshen fituese, ndërsa më parë ai ishte renditur në dymbëdhjetë kandidatet më të preferuar. 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.