Sytë nga qielli, sonte ndodh fenomeni i rrallë me planetët

Një “paradë e planetëve” do të jetë e dukshme sonte – në orët e para, saktësisht para lindjes së diellit – në qiellin

Qeshor 3, 2024 - 12:55
 0
Sytë nga qielli, sonte ndodh fenomeni i rrallë me planetët

Një “paradë e planetëve” do të jetë e dukshme sonte – në orët e para, saktësisht para lindjes së diellit – në qiellin e natës.

Në një rreshtim të pazakontë dhe të rrallë prej 6 planetësh, Mërkuri, Marsi, Jupiteri, Saturni, Neptuni dhe Urani do të jenë të gjithë të dukshëm në të njëjtin hark, disa edhe me sy të lirë.

Një shtrirje planetare ndodh kur të gjithë planetët që rrotullohen takohen në të njëjtën anë të diellit, duke i bërë ata të duken të rreshtuar nga Toka.

Jupiteri do të jetë planeti më i ulët në rresht dhe më i largët në lindje, duke u shfaqur pak mbi horizont.

Mërkuri dhe Urani do të pasojnë. Duke ndjekur rreshtin dhe duke kaluar Hënën, shikuesit do të shohin Marsin, Neptunin dhe në fund Saturnin.

Planetët që do të jenë patjetër të dukshëm me sy të lirë janë Marsi dhe Saturni – Marsi dallohet nga shkëlqimi i tij portokalli, ndërsa Saturni do të ketë ngjyrë të verdhë-zi.

Urani dhe Neptuni nuk do të jenë aq të shndritshëm, kështu që shikuesit do të kenë nevojë për dylbi të mira për t’i parë.

Së fundi, Jupiteri dhe Mërkuri nuk do të duken fare nga Toka, pasi do të jenë shumë afër diellit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.