“Takim Berisha-Basha, jo Paloka-Bardhi për…”/ Murrizi: PD do shkojë e përçarë në zgjedhjet e 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se PD do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas Murrizit ajo që tashmë ka ndodhur brenda të djathtës është diçka që nuk mund të rregullohet me takimet mes Bardhit e Palokës, pasi ata që duhet të ishin takua […]

Gusht 29, 2023 - 19:25
 0
“Takim Berisha-Basha, jo Paloka-Bardhi për…”/ Murrizi: PD do shkojë e përçarë në zgjedhjet e 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se PD do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas Murrizit ajo që tashmë ka ndodhur brenda të djathtës është diçka që nuk mund të rregullohet me takimet mes Bardhit e Palokës, pasi ata që duhet të ishin takua janë njerëzit që e sollën PD në këtë pikë, Basha e Berisha.

“Është një gjë tashmë e thyer për të cilën nuk shoh ngjitje. Kam qenë konsistent në atë që kam parashikuar që me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar; kam thënë që në zgjedhjet e para politike në 2025 këta do jenë veç, pavarësisht disa takimeve delirante të Bardhit me Palokën.

Është dashur të takohen ata që e shkaktuan këtë ndarje, Basha dhe Berisha. Do shkojnë në zgjedhje veç se duhet të provojnë veten. Grupi i Bardhit, Bashës, Alibeajt janë të ndarë në tre pjesë dhe nuk janë të lirë në vendimet e tyre”, tha Murrizi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.