Takime me Kurtin dhe Osmanin, Cameron nga Prishtina:Britania ndihmon në siguri dhe njohjen e Kosovës

Sekretari i punëve të jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, zgjodhi Kosovën për vizitën e parë zyrtare jashtë vendit të tij për vitin 2024. Mbrëmjen e së mërkurës zhvilloi një darkë pune me kryeministrin Albin Kurti, i cili shoqërohej nga shumë ministra të tij. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, Kurti gjatë […]

Janar 4, 2024 - 11:23
 0
Takime me Kurtin dhe Osmanin, Cameron nga Prishtina:Britania ndihmon në siguri dhe njohjen e Kosovës

Sekretari i punëve të jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, zgjodhi Kosovën për vizitën e parë zyrtare jashtë vendit të tij për vitin 2024.

Mbrëmjen e së mërkurës zhvilloi një darkë pune me kryeministrin Albin Kurti, i cili shoqërohej nga shumë ministra të tij. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, Kurti gjatë bisedës foli për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë.

Ndërsa lordi Cameron, është shprehur krenar për mbështetjen që Britania i ka dhënë Kosovës.

Duam që të ju ndihmojmë në rrafshin e sigurisë, atë të zhvillimit ekonomik, të qeverisjes dhe në të gjitha çështjet me të cilat përballeni”, raportohet të ketë thënë ministri i jashtëm sipas njoftimit të kryeministrisë.

Këtë qëndrim e zyrtarizoi dhe vetë gjatë konferencës për shtyp me homologen mikpritëse, Donika Gërvalla, madje konfirmoi se do të lobojë për njohje të reja për Kosovën. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, zyrtari i qeverisë së Rishi Sunak u takua dhe me presidenten Vjosa Osmani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.