Takimi i fundit me Bujar Hoxhën! Kush ishte ish-zyrtari i Sigurimit që u nda orët e fundit nga jeta

Nga Sefer Pasha Dyzetë e tetë orë më parë jam shkëmbyer me mikun tim Bujar Hoxhën në rrugicën e Parkut Kombëtar, dhe pikërisht aty ku është memorjali kushtuar Debatikut. Bujari ishte duke vrapuar dhe qe bërë qull në djersë. Lëvizja ishte jeta e tij. Kishte trup atleti dhe kurrë nuk kishte abuzuar me prapësira. I […]

Maj 29, 2024 - 11:05
 0
Takimi i fundit me Bujar Hoxhën! Kush ishte ish-zyrtari i Sigurimit që u nda orët e fundit nga jeta

Nga Sefer Pasha

Dyzetë e tetë orë më parë jam shkëmbyer me mikun tim Bujar Hoxhën në rrugicën e Parkut Kombëtar, dhe pikërisht aty ku është memorjali kushtuar Debatikut. Bujari ishte duke vrapuar dhe qe bërë qull në djersë. Lëvizja ishte jeta e tij. Kishte trup atleti dhe kurrë nuk kishte abuzuar me prapësira.

I thashë nga larg se do të pinim kafe tek “Çezma”. E vetmja fjali që i përcolla nëpër pyll ishte : – “Ke shkëlqyer në intervistën qe dhe në televizion kundër UDB -së”. Ai nuk m’u përgjigj dhe vazhdoi vrapin si zakonisht. Isha i sigurt se do të takoheshim në kafene dhe aty do të flisnim gjerë dhe gjatë. Ishim miq të vjetër qysh në rini kur të dy shërbenim në verilindje.

Por nuk e pimë kafen. Një lajm i pabesushën më tronditi këtë të martë. Mikun tim Bujar Hoxhën po e çonin në varrezat e Sharrës. U bëra gur. Nuk kisha asnjë njoftim. Bobo thashë me vete i trullosur nga lajmi. Bujar Hoxhën e helmoi UDB -ja?! Bëra qindra telefonata. Jo më thanë, Bujar Hoxha pësoi arrest kardiak. Heshta i terrorizuar nga lajmi tragjik.

Bujar Hoxha ka shërbyer gjithë jetën në strukturat e Ministrisë së Brendshme nga veriu në jug. Bujari ka qenë shpesh prezent në faqet e gazetës “Dita”. Në rubrikat e kësaj gazete ka botuar fragmente nga librat “Krimi dhe antikrimi”. “Kumbarët Shqiptar”, “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”, “Hijet e një krimi”, dhe “Tropojani”.

Lexuesi ka në duar librin e fundit “Rrëfimi i një vrasësi”. Për këtë libër më tha që të bëja një ese në gazetën “Dita”. Unë po e përgatis i thashë, por redaksia e nuk i pëlqen reklamat e librave. Përgatite më tha dhe bashkë do shkojmë tek Thano.

Ai në faqet e gazetës “Dita” e botoi pothuajse të gjithë librin “Tropojani”. Unë esenë për librin e fundit ka ditë që e kam përfunduar, por miku im i shtrenjtë nuk ka për ta lexuar. U nda shpejt nga kjo jetë.

Bujari nuk ka shumë kohë që humbi dhe bashkëshorten. Mbase ky është shkaku që fati e goditi në zëmër.

Kjo e shkretë nekrologji nuk po ecën.

Bujar Hoxha shkëlqeu në luftën me bandat e UDB -së në Kukës, Tropojë dhe në Tiranë. Udëbashët i qunate të rrezikshëm edhe sot në Shqipëri dhe në Kosovë. Luftoi në front bajonetë më bajonetë dhe me libra.

Por ç’të bësh! Kjo është jeta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.