Takimi me BIA në Nish, zbulohet audio-përgjimi i spiunit Shabani me agjentin serb

Një audio-përgjim i dytë, që implikon shtetasin e Kosovës Bedri Shabani, i arrestuar për spiunazh pak ditë më parë, është publikuar rishtazi nga The Geopost. Shabani dëgjohet teksa bisedon me oficerin e shërbimeve sekrete të Serbisë, BIA, Sërdjan Rosiç, duke konfirmuar se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më herët. Sipas të dhënave, takimi […]

Qeshor 13, 2024 - 21:15
 0
Takimi me BIA në Nish, zbulohet audio-përgjimi i spiunit Shabani me agjentin serb

Një audio-përgjim i dytë, që implikon shtetasin e Kosovës Bedri Shabani, i arrestuar për spiunazh pak ditë më parë, është publikuar rishtazi nga The Geopost.

Shabani dëgjohet teksa bisedon me oficerin e shërbimeve sekrete të Serbisë, BIA, Sërdjan Rosiç, duke konfirmuar se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më herët.

Sipas të dhënave, takimi fizik  mes Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit në Serbi, më 17 maj të 2023-shit.

Nga telefonata e realizuar  më 23 maj mësohet se Rosic, ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Jani-cijevic i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariati i Punëve të Brendshme” për Ferizajn në vitin 1999.

Nga biseda kuptohet gjithashtu se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani kishte dorëzuar tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Shabani dëgjohet teksa pyet nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosic i përgjigjet me “jo”,

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.