Taksisti ngacmoi turisten franceze, zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Tiranë

Një drejtues taksie është arrestuar nga policia e Tiranës pas lajmit të publikuar në një portal ku akuzohej nga një turiste franceze se e kishte ngacmuar seksualisht. Policia tha se nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë ka rezultuar se kjo shtetase nuk ka bërë kallëzim në asnjë strukturë policore në të gjithë vendin. […]

Tetor 15, 2023 - 11:40
 0
Taksisti ngacmoi turisten franceze, zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Tiranë

Një drejtues taksie është arrestuar nga policia e Tiranës pas lajmit të publikuar në një portal ku akuzohej nga një turiste franceze se e kishte ngacmuar seksualisht.

Policia tha se nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë ka rezultuar se kjo shtetase nuk ka bërë kallëzim në asnjë strukturë policore në të gjithë vendin.

“Po nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasja franceze, më datë 04.09.2023, ka udhëtuar me një automjet taksi të një kompanie që ofron shërbim taksi, dhe në mes të rrugës i ka kërkuar kompanisë, një automjet tjetër, po të kësaj kompanie, me pretendimin se drejtuesi i automjetit po e ngacmonte seksualisht. Kompania i ka vënë në dispozicion një tjetër automjet të kompanisë dhe turistja franceze është larguar”, bëri me dije policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë drejtuesi i taksisë, shtetasi E.C, 28 vjeç, u shpall në kërkim.

Pas kërkimeve për lokalizimin dhe kapjen e tij është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i 28 vjeçarit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.