Talat Xhaferi hyn në zyrë, flet si kryeministër: Do ta kryej detyrën me krenari

Talat Xhaferi ka mbajtur fjalimin e parë pas marrjes së mandatit për të shërbyer si kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se mbetet përgjegjës para qytetarëve dhe atyre që kanë vendosur për të ardhmen e vendit, raporton Klan Kosova. “Gjithsesi që në këtë paraqitje të parë nuk kam më […]

Janar 28, 2024 - 16:18
 0
Talat Xhaferi hyn në zyrë, flet si kryeministër: Do ta kryej detyrën me krenari

Talat Xhaferi ka mbajtur fjalimin e parë pas marrjes së mandatit për të shërbyer si kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se mbetet përgjegjës para qytetarëve dhe atyre që kanë vendosur për të ardhmen e vendit, raporton Klan Kosova.

“Gjithsesi që në këtë paraqitje të parë nuk kam më shumë më tepër të shtoj sesa ajo që thash para deputetëve. Me krenari dhe ndërgjegje të pastër dhe përgjegjësi të plotë kam pranuar, kam përgatitur dhe kam fituar këtë besim të qytetarëve përmes përfaqësueseve të tyre në Kuvend. I mbetem koshient përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve dhe atyre që kanë vendosur ardhmërinë e këtij vendi”, është shprehur kryeministri Talat Xhaferi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.