Tani sjell grupe nga vendi i saj, danezja e dashuruar me Pogradecin që në ‘95

Jo vetëm për shqiptarët, por qyteti liqenor i Pogradecit tashmë është bërë i preferuar edhe për të huajt. Vibe Kittelman një shtetase nga Danimarka mund të cilësohet me plot gojën e dashuruar me këtë qytet, pasi që nga viti 1995 kur ka vizituar për herë të parë Pogradecin nuk ka munguar thuajse asnjë vit, pa […]

Qeshor 4, 2024 - 13:40
 0
Tani sjell grupe nga vendi i saj, danezja e dashuruar me Pogradecin që në ‘95

Jo vetëm për shqiptarët, por qyteti liqenor i Pogradecit tashmë është bërë i preferuar edhe për të huajt. Vibe Kittelman një shtetase nga Danimarka mund të cilësohet me plot gojën e dashuruar me këtë qytet, pasi që nga viti 1995 kur ka vizituar për herë të parë Pogradecin nuk ka munguar thuajse asnjë vit, pa kaluar pushime në këtë qytet.

“Kam ardhur në Pogradec për herë të parë në 1995 dhe prej asaj dite kam rënë në dashuri me natyrën këtu.  Më pëlqen shumë të qëndroj këtu. Kam qëndruar shumë herë dhe e kam dashur të shpërndaj dashurinë time për këtë qytete me kolegët e mi në Danimarkë. Kemi qenë në Tushemisht, Pogradec, Korçë e Voskopojë. Ne jemi skuadër joge, do të qëndrojmë dy javë me pushime. Praktikojmë dy herë në ditë joga dhe notojmë në liqen”, thotë turistja daneze Vibe Kittelman.

Tani sjell grupe nga Danimarka, danezja e dashuruar me Pogradecin që

Madje vitet e fundit ka nisur te sjellë edhe mikeshat e saj, te cilat praktikojnë edhe jogën dhe ndihen të kënaqura me eksperiencën që po kalojnë dhe vendet që kanë vizituar.

“Jam këtu për herë të dytë. Isha vitin e kaluar pasi kisha dëgjuar shumë për Shqipërinë nga miqtë e mi kosovarë. Shqipëria është e jashtëzakonshme, natyra, njerëzit janë miqësorë dhe nuk është problem të lëvizësh. Pogradeci është një gur i çmuar. Çdo mëngjes notoj në liqen”, shprehet një tjetër turiste daneze.

Ndonëse në një moshë të konsiderueshme turistet daneze e kanë nisur notimin në liqen edhe përpara pogradecarëve, pasi zakonisht në fillim të qershorit askush nuk lahet në liqen për shkak të temperaturës ende të ulët të ujit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.