Tapë në timon, si ndodhi aksidenti në Lushnjë, shoferi përfundoi në kanal

Detaje të reja janë zbuluar për aksidentin në kthesën e fshatit Zhym të Lushnjës. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ka

Janar 19, 2024 - 21:30
 0
Tapë në timon, si ndodhi aksidenti në Lushnjë, shoferi përfundoi në kanal

Detaje të reja janë zbuluar për aksidentin në kthesën e fshatit Zhym të Lushnjës.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Shoferi 40-vjeçar, Elnis Allkanjari, është nxjerrë nga makina e tij pasi ishte i bllokuar në mjetin e tij.

Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës.

40-vjeçarit i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.

Dyshimet e para janë se ka qenë vetë Alkanjari shkaktar i aksidentit, pasi po lëvizte tej normave të lejuara të shpejtësisë.

Fillimisht ai është përplasur me shtyllën elektrike dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin me ujë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.