Targa makinash dhe armë zjarri në çantë, arrestohet në Morinë 29-vjeçari nga Kosova

Një 29-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga policia kufitare në Morinë. I riu nga Kosova ka tentuar të trafikojë në territorin

Gusht 28, 2023 - 11:12
 0
Targa makinash dhe armë zjarri në çantë, arrestohet në Morinë 29-vjeçari nga Kosova

Një 29-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga policia kufitare në Morinë. I riu nga Kosova ka tentuar të trafikojë në territorin shqiptar dy pistoleta. Armët e zjarrit ishin të fshehura në një çantë., së bashku me fishekë luftarakë, 2 targa automjeti dhe fara kanabisi.

 

Materialet e gjetura u sekuestruan nga uniformat blu. 29-vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.