Tarifa dhe akomodim falas, studentë nga Presheva regjistrohen në Universitetin e Gjirokastrës

Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, është bërë pjesë e marrëveshjes me Këshillin Nacionaltë Preshevës, duke u mundësuar studentëve nga Presheva të studiojnë në këtë Universitet. Për vitin akademik që sapo ka nisur, në Gjirokastër janë regjistruar8 studentë nga Presheva, që do të studiojnë kryesisht në infermieri. Vetë studentët japin arsyet e kësaj zgjedhjeje. “Diploma këtu […]

Tetor 9, 2023 - 12:40
 0
Tarifa dhe akomodim falas, studentë nga Presheva regjistrohen në Universitetin e Gjirokastrës

Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, është bërë pjesë e marrëveshjes me Këshillin Nacionaltë Preshevës, duke u mundësuar studentëve nga Presheva të studiojnë në këtë Universitet. Për vitin akademik që sapo ka nisur, në Gjirokastër janë regjistruar8 studentë nga Presheva, që do të studiojnë kryesisht në infermieri.

Vetë studentët japin arsyet e kësaj zgjedhjeje.

“Diploma këtu në Shqipëri pranohet gjithkund. Jam nga Bujanoci prej Serbia, ku diplomatë  e Kosovës nuk njihen atje studioj infermieri dhe kjo degë ka perspektivë të madhe, kemi mbështetje nga Këshilli Nacional ku akomodimin dhe shkollimin e kemi të paguar”.

“Diploma e Shqipërisë njihet në vendin tonë dhe vendit tonë i nevojiten infermierë të rinj tarifat e shkollës dhe konvikti i kemi pa lekë”, thotë një tjetër studente.

Kjo mënyrë e përthithjes së studentëve edhe nga trevat shqiptare në rajon, është një mundësie mirë edhe për plotësimin e kuotave të universitetit, i cili prej vitesh është në vështirësi për numrin gjithnjë në ulje të studentëve./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.