Tarifë 240 mijë lekë ose 5 vite punë në Shqipëri, studentët e Mejkësinë në protestë

Një ditë pasi Universiteti i Mjekësisë njoftoi koston e studimit prej 2.4 milionë lekësh të vjetra që do duhet të paguajnë studentet nëse refuzojnë të firmosin kontratën që i detyron të punojë për 2-5 vite në Shqipëri, këta të fundit i janë drejtuar sërish sheshit për të protestuar. Bojkoti i auditorëve për këtë vit të […]

Tetor 11, 2023 - 11:10
 0
Tarifë 240 mijë lekë ose 5 vite punë në Shqipëri, studentët e Mejkësinë në protestë

Një ditë pasi Universiteti i Mjekësisë njoftoi koston e studimit prej 2.4 milionë lekësh të vjetra që do duhet të paguajnë studentet nëse refuzojnë të firmosin kontratën që i detyron të punojë për 2-5 vite në Shqipëri, këta të fundit i janë drejtuar sërish sheshit për të protestuar.

Bojkoti i auditorëve për këtë vit të ri akademik nga studentët e Mjekësisë vijon në javën e dytë, ndërsa pjesë e protestës tashmë  janë edhe të rinjtë e viteve të para.

Ashtu siç kanë bërë çdo ditë pas protestës në ambientet e fakultetit, studentët e Mjekësisë kanë nisur të marshojnë drejt “Rrugës së Durrësit”, për të tubuar para Ministrisë së Arsimit.

Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, të rinjtë kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve ose në të kundërt të paguajë tarifën e plotë të shkollimit.

Nuk dorëzohemi para padrejtësisë“, ishte thirrja që shoqëroi marshimin e studentëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.